Kalulu po luan ndeshjet e para me fanellën e Juventusin, skuadër në të cilën u transferua në verë nga Milani. Mbrojtësi, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se pret shumë nga vetja këtë sezon.
“Ndoshta e kishit harruar. Unë kam qenë gjithmonë i sigurt për cilësitë e mia dhe ju e dini që në futboll ka gjithmonë ulje dhe ngritje. Por ju duhet të bëni më të mirën tuaj për të pasur sa më shumë arritje dhe për të qenë në nivelin më të lartë të mundshëm” – tha Kalulu. Ai ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon.
(J.S/BalkanWeb)