Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 1,973 njerëz janë vrarë deri tani nga sulmet izraelite në Liban, që nga 8 tetori i vitit 2023.
Nga kjo shifër, 127 janë fëmijë, sipas ministrisë, raporton BBC.
Ndërkohë, 9,384 njerëz janë të lënduar si pasojë e sulmeve.
Izraeli ka lëshuar së fundmi urdhër për evakuim nga dhjetëra fshatra të tjera në Libanin jugor, duke sinjalizuar për një shtrirje tokësore ushtarake më thellë brenda shtetit.