Jose Mourinho habiti jo pak njerëz kur në në verë firmosi me Fenerbahcen, edhe pse kishte oferta nga klube të rëndësishme europiane. Trajneri portugez, në një intervistë të dhënë, është shprehur se nuk është penduar aspak për zgjedhjen e bërë.
“Kur përqafon një klub, e përqafon atë me forcë. Nuk mund të them se është më e rëndësishme të fitosh kampionatin spanjoll me Real Madridin sesa kampionatin turk me Fenerbahçen. Nuk ka dallim. Nuk jam penduar që erdha këtu dhe jam i fokusuar në atë që duhet të bëj në klub”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)