Gjermania sfidon Bosnje-Hercegovinën dhe Holandën pas pak ditësh, në kuadër të Nations League. Numri një i pankinës së “Panzerave”, Julian Nagelsmann ka publikuar këtë të enjte, listën e të ftuarve për këto takime.
Tim Kleindienst i Borussia Mönchengladbach grumbullohet për herë të parë në përfaqësuese. Mbrojtësi Antonio Rüdiger i Real Madrid, sulmuesi Serge Gnabry i FC Bayern Munich dhe portieri i Salzburg, Janis Blasëich kthehen në skuadrën prej 23 lojtarësh.
(J.S/BalkanWeb)