Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në Champions me Atalantën, por magjia e mbrëmjes u prish nga një dëmtim i mbrojtësit kuqezi. Pas sfidës me Shakhtar, trajneri i bergamaskëve, Gasperini u shpreh se situata e Gjimshitit do të vlerësohet ditë pas dite.

“Gjimshiti ka një problem në ijë të cilin do ta vlerësojmë. Problemi është se kur luan kaq shumë  ndeshje, edhe një problem i vogël mund të bëjë që një lojtar të humbë disa sfida radhazi. Kjo mund të na krijojë disa vështirësi, veçanërisht nëse futbollistët e dëmtuar janë të një reparti” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb