Me gjithë pyetjet e herëpashershme të fansave të saj, por edhe shmangieve “me lezet” nga vetë gazetarja, më në fund Fatma Haxhialiu ka zbuluar se është në pritje të ëmbël. Kian, për pak kohë, do të jetë zyrtarisht vëllai i madh dhe është pikërisht ai që e ka marrë lajmin i pari.
Në një video të fundit që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Fatma Haxhialiu ka zbuluar se do të bëhet nënë për herë të dytë me një surprizë për të birin, Kian.
Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian, kureshtar për të kuptuar çfarë kishte brenda tortës, zbulon disa imazhe nga ekografia, të cilat e emocionojnë: “E dija…”- thotë ai pastaj i emocionuar dhe i lumtur që së shpejti do të bëhet me një motër ose me një vëlla.