Më shumë se 100 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës janë vrarë dhe 220 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, tha sot Ministri i Shëndetësisë Firass Abiad.

“Sulmet goditën nëntë spitale, 45 qendra të tjera mjekësore dhe pothuajse 130 ambulanca dhe automjete zjarrfikëse”, tha ai.

“Megjithatë, vetëm në tre ditët e fundit, më shumë se 40 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës u vranë”, tha Abiad.

“Kjo është një shkelje e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare dhe është një krim lufte, nuk ka dyshim”, u tha ai gazetarëve.

“Të thuash se këto automjete kishin armë apo pajisje të tjera… këto janë justifikime dhe pretendime të rreme dhe të vjetra, të cilat i kemi dëgjuar më parë në Gazë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: