Emisioni investigativ Vetting, në News24

Numri i lartë i ndjekësve që bën “Tagg shokun kriminel” në këto video të gjendura lehtësisht në “TikTok”, me mijëra ndjekës, shihet me shumë shqetësim dhe alarm nga ekspertët e sigurisë. Avokati Mevlut Derti u shpreh se “këto grupe apo kontigjente kriminale të mos arrijnë të sigurojnë kushte të favorshme logjistike për të kryer një vepër penale një vjedhje, vrasje ose ngjarje të tjera kriminale, janë një hap para teknologjisë, investojnë shumë tek pjesa e kushteve logjistike për të kryer një vepër penale apo për të kryer një krim”.

Ndërsa avokatja Margarita Kola shprehet se nëse vërtetohet qëllimi apo përdorimi i maskës në një vepër penale, dënimi për tregtarin nëse gjendet e dënon atë në bazë të “neni 80 i cili parashikon dënim deri në pesë vite burg për personat që shesin mjete ose sigurojnë mjete për një autor krimi i cili kryen një vepër penale”.

Por pavarësisht nenit 80, këta shitës anonim nuk ngurojnë të shpërndajnë videot ku reklamohen maskat e silikonit, Ajo që shihet me shumë shqetësim nuk është vetëm numri i lartë i ndjekësve por edhe komentet që lënë aty shumë njerëz duke shprehur interes për t’i blerë.

Bisedat që kanë bërë qytetarët me shitësin anonim të maskave:

“Qytetar 1: Po për goca a keni?

Shitësi i maskave të silikonit: Po shkruaj në DM.

Qytetari 2: Më duhet një e tillë

Shitësi i maskave të silikonit: Më kontakto në Telegram ose

DM në Tik Tok.

Qytetar 3: Po me flokë keni?

Shitësi i maskave: Po veçse kushtojnë tepër

Qytetar 3: Jom i interesum

Shitësi i maskave: Kontakto në DM ose telegram

Qytetar 4: Për sa vjen porosia në fushë-Krujë

Shitësi i maskave: Më kontakto

Qytetari 5: 25 euro i ke në aliexpress o bosi

Shitësi i maskave: Un o vlla tjap opsionin qe hajde takohu fizikisht e merre ndor shife mrapa mjep leket. E vetmja gja asht qe un nuk tlejoj ta veshësh sepse nqse nje mask veshët ajo smund te shitet ma tjetër kujt, pra un ta nis ne video modelin ti mthu e du, takohena ti e merr ndor e shef ndor dhe e pagun.

Qyterari 6: Mjekra e Faton Harizaj është?

Shitesi i maskave: Ca thu mor njeri e kam ba un videon si jeni kshu robsh qe besoni cdo gja, mjekra eshte e imja.”

Ndër komentet e personave të interesuar të bien në sy edhe disa adresa TikTok-u me pseudonime që fshehin emrin dhe mbiemrin.

Në një interesim nga gazetarët e Vetting rezultoi se ka pasur fluks të shitjeve të maskave tek persona të ndryshëm pa identitet, duke ngritur alarmin e përhapjes së atyre që mund t’i përdorin në aktivitete kriminale.

Vetë shitësi i maskave të silikonit, në komunikim me ata që interesohen, u tregon se nuk është Faton Harizaj, personazhi që u vra në Serbi dhe u varos para disa javësh në Kosovë.

Madje, shitësi i maskave në këtë rast është aq i sigurtë sa jep disa detaje, si p.sh mjekra e modeluar e tij. Ky person ka publikuar disa video ku vendos maskat dhe nga verifikimet e bëra rezulton se janë pamje të vërteta, pra nuk janë të vjedhura në internet. Ajo që bie në sy është se ai mban kapuç dhe syze, pas tij duket një zonë rurale në veri të Shqipërisë të cilën pas pak do të tregojmë se ku ndodhet.

Po kështu në këto adresa gjen edhe doreza silikoni që mbulojnë jo vetëm dorën, por arrijnë deri tek bërrylat sakaq mund të fsheh lehtësisht edhe tatuazhe identifikuese. Por njëkohësisht arrihen të mbulohen gjurmët e gishtave që mund të lënë në vendngjarje autori apo autorët.

Rrjedhimisht duke ulur shancet që hetuesit të identifikojnë personin që ka kryer një vepër penale.

Sipas avokatit Mevlut Derti “para se të kryejnë një krim, këto grupe kriminale sigurojnë kushtet më minimale dhe kryesisht të një teknologjie më të lartë, maskat e silikonit shiten online, nuk ka kontroll nga instancat përkatëse për të kontrolluar çfarë shitet ose blihet. Është shumë e vështirë për t’u bërë indentifikimi sepse duhet të ketë institucione specifike për të bërë kontrollin që ky produkt ose send nuk mund të shitet ose tregtohet online.

Madje avokati paralajmëron se, shitësit dhe përdoruesit duken shumë më përpara se sa përgatitja e policisë për ta. Këto grupe apo kontigjente kriminale të mos arrijnë të sigurojnë  kushte të favorshme logjistike për të kryer një vepër penale një vjedhje, vrasje ose ngjarje të tjera kriminale, janë një hap para teknologjisë, investojnë shumë tek pjesa e kushteve logjistike për të kryer një vepër penale apo për të kryer një krim.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb