Emisioni Investigativ Vetting në News24

Për të vërtetuar me fakte nëse kjo faqe shet maska silikoni tek njerëz të botës së krimit, VETTING kontaktoi “Albanian Mask”, e cila në profilin e saj kishte të afishuar një numër me prefiks të Kolumbisë +57 318 7046996, ku shkruhej “Kontakto në Whatsapp”. Numri ishte funksional, mesazhi në Whatsapp-in e shitësit të maskave të silikonit arriti me sukses dhe brenda pak sekondave VETTING mori përgjigje.

BISEDA 1:

VETTING: Përshëndetje! A keni gjendje si kjo maska e mëposhtme?

Shitësi i maskave: Kam një gjendje ma kanë prenotu, nëse vjen e merr mrena jave ta jap. Përndryshe vjen furnizimi për pesëmbëdhjetë ditë. 500 euro ban

Autori që shet maskat dërgon një video të maskës që gazetarët e “VETTING” u interesuan.

VETTING: A ma sjellë në Tiranë apo në vend tjetër që thua ti?

Shitësi i maskave: Un rri nveri. Nqs ke munsi ti, e pergjysmojm rrugen e takohna pak ma siper tirans, anej nga Miloti.

VETTING: Ok. Per momentin jam ne Itali, sapo te kthehem. Furnizimi tjeter a vjen me me cmim me të lire apo 500 euro? Me duhet 1 perdorimshme.

Shitësi i maskave: 500 euro, furnizimi vonon se kto bahen me dor e cdo qime qe u ngjisin vonon, se per mu ta sjell qysh sot. Ti perdore sa te duash vlla kjo a cilsi tamam. As nuk griset as nuk i bje ngjyra. Sa vonon me ardh ti.

VETTING: Te them te drejtën une dua te vij sa me shpejte de keshtu i kam punet. Po bej planifikumet e mia e do nisem. Vetem nuk dua te dija njeri asgjë. As me njeh e as te njoh.

Shitësi i maskave: O vllai un prandaj spunoj me asnje lloj poste as nuk i marr lekt me bank kurr. Un tjap mallin, lekt ndor. Un jam shum shum korrekt. Prej teje du qe nese e ban si porosi. Mos tme lesh tu prit nrrug 3 or. Orar korrekt Vendin e lejm diku ku esht mir per te dy. Edhe shnet e tmira, kam ba qindra porosi.

VETTING: Ne rregull u mbyll do te vij e ta mbyllim. Vella nuk do te me presesh mos u bej merak se halli eshte i imi jo i joti.

Shitësi i maskave: Ok pres tme shkruash i dit para takimit

VETTING: Po e marr per hallet e mia Jo per qef. Ne rregull.

Shitësi i maskave: Deri ather nuk po e shes, nese ndrron mendje e nuk e don, Mthuj mos ta bllokoj kot. Respekt!

VETTING: Pa merak, nuk terhiqem une se te thash kam hall. Nuk e marr per qef. Prandaj te thash nuk dua te dija askush.

 

Shitësi i maskave të silikonit pretendon se punimet bëhen me dorë dhe nuk i blen online duke i porositur jashtë Shqipërisë. Ai ka shpjeguar se, deri pak kohë më parë maskat vinin nga jashtë vendit me postë apo alternativa të tjera trasporti. Por kjo ka qenë disi e pasigurtë, duke bërë që shitësit t’i hyjnë rrugës së sigurimit nga prodhues artizanalë vendas.

Në këto kushte vetë shitësi i maskave është intriguar nga kërkesa e “Vetting” duke insistuar se çfarë vendimi kishim marrë në lidhje me blerjen e maskës. Pavarësisht se gazetarët investigativë i kishin thënë shitësit të maskave se do ta kontaktonin pas disa ditësh për të caktuar ditën dhe vendin e blerjes, shitësi tregohet i paduruar dhe kontakton sërish për të pyetur nëse “blerësi” ishte kthyer nga Italia.

Biseda 2:

Shitësi i maskave: A erdhe vlla?

VETTING: Për pak ditë kthehem, do të njoftoj.

VETTING kontaktoi sërish shitësin e maskave për t’ia shpjeguar se arsyeja për vonesën e blerjes ishte për shkak se personi që do e përdorte ishte në Itali për “disa blerje të rëndësishme”. Fabula e ndërtuar nga gazetarët e Vetting ishte se maska dhe armët që po siguroheshin ishin për një rast gjakmarrje, por ai nuk u interesua për motivin që na duhej kjo maskë. Shitësi thjesht këmbënguli se për këtë gjë ishte i gatshëm që atë ditë nëse “blerësi” kishte ndërmend të blinte maskë apo qoftë edhe armë zjarri për të realizuar “vrasjen” …

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb