Emisioni investigativ Vetting në News24

Përgjatë viteve 2021- 2022 ky trendi i ndryshimit të fytyrës sikur u zbeh pasi më në “modë” ishin maskat e koronavirusit. Mënyra më e zakontë është të bëhesh njësh me turmën, ndaj në kohën e pandemisë, shumë ngjarje kriminale u finalizuan nga persona që mbanin në fytyrë maskë koronavirusi.

Në fund të fundit, kur 99% e qytetarëve mbajnë të tilla, ishte mënyra më e lehtë për kamuflazh.

– Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën 19 prill 2023 sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima, po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Krimet e shumta

Vrasje, pengmarje, grabitje dhe shumë dhunë janë termat që fliten dhe trondisin opinionin publik më tepër. Gjatë vitit 2022, janë kryer 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kërcënimit. Ndërkohë ka pasur rritje të denoncimeve dhe hetimeve për gjobëvënie dhe heqje të paligjshme të lirisë në 116 raste, dhe në 41 raste të pengmarrjes.

Koficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.” – tha kryeprokurori Olsian Çela.

Në këto kushte lind një pyetje: Si ka mundësi që një vend kaq i vogët të ketë kriminalitet më të lartë?

Sipas psikologëve ka të bëjë me disa faktorë duke ndikuar që nga familja dhe shoqëria. Sipas psikologes Eleni Topi: “Që një individ të ketë prirje për të kryer një krim në mënyrë që mund të përdori maskat e silikonit, por ekziston edhe ndikimi nga shoqëria i cili është shumë i madh tek të rinjtë apo fëmijët të cilët nëse një i afërmi i tyre ose e ka përdorur si rezultat i ndikimit social ai mund të të bëhet pjesë e atij grupi që përdor forma të tilla dhe si rrjedhojë të ndikohet nga shoqëria në mënyrë që në të ardhmen të bëhet pjesë e grupeve kriminale. Prindërit duhet të bëjnë kujdes për fëmijët e tyre të cilët nuk kanë arritur akoma moshën e punës të kontrollohen për paratë që iu jepen pa e tejkaluar dhe ekzagjeruar por vetëm sa për plotësimin e nevojave si bashkëmoshatarët që më pas të mos tejkalojnë në format e blerjes së maskave apo të pajisjeve të tjera të nevojshme që iu shërbejnë atyre për kryerjen e veprave penale”.

Ndërsa për sociologët shprehen se një ndër arsyet e kriminalitetit të lart është korrupsioni por edhe varfëria ndikon.Sociologu Gëzim Tushi për “Vetting” shprehet se “Krimi dhe kriminaliteti në shoqërinë e sotme shqiptare është bërë një plagë e madhe sociale, është bërë një tumor jashtëzakonisht i përhapur, shumë i gjer dhe me intensitet të lartë. Kam përshtypjen që strategjitë e krimit, mënyrat e krimit në Shqipëri janë shumë hapa para institucioneve të parandalimet por edhe të ndëshkimit. Kjo po krijon për fat të keq një klimë sociale adoptuese dhe ky është një shqetësim jashtëzakonisht i madh”.

Teksa në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar 192 vrasje, ndërsa 62 krime mafioze vijojnë të mbetën ende të pazbardhura. Ekzekutime me snajper, krime në familje, vrasje grash, hakmarrje apo dhe larje e hesapeve të drogës, janë vetëm disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.

Një pjesë e ngjarjeve janë zbardhur, por vrasjet pa autor vijojnë të jenë ato të përplasjes mes bandave e për të cilat policia nuk ka arritur të vendosë pranga. Edhe kur është vepruar ndaj tyre, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb