Pas fitores në Ballsh, verdheblutë po përgatiten me moral të lartë për ndeshjen së dielës me Vllazninë, të cilën mund ta parakalojnë në rast fitoreje. Skuadra vazhdon përgatitjet me seriozitet për këtë sfidë shumë të fortë.

Për trajnerin Roberto Bordin kthehet kapiteni Bruno Lulaj, i cili mungoi ndaj Bylisit për shkak kartonësh. Italiani i stolit verdheblu shpreson që të rikuperojë në kohë sulmuesit Ze Gomesh dhe Greca, të cilët kanë munguar javët e fundit për shkak dëmtimi. Ai pret që të paktën njëri prej tyre të jetë gati kundër Vllaznisë.

Elbasani ka pasur mungesa në çdo ndeshje të deritanishme, megjithatë ia ka dalë të marrë rezultatet që e kanë pozicionuar në vend të dytë pas 7 javësh kampionat. Nuk dihet se kur trajnerin Bordin do ta ketë skuadrën të plotë për herë të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb