Deputetja e PD-së Ina Zhupa, e ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar përplasjet e sotme në parlament.

Zhupa theksoi se grupi i PD është dënuar si turmë nga ana e Sekretariatit të Etikës dhe sipas saj, është një dënim politik. Ajo tha se maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas saj, nuk mund të ketë normalitet me dhunuesit e Kushtetutës.

Ina Zhupa: Ne jemi votuar për të qenë në parlament, por kur në parlament respektohet Kushtetuta e ligji. Maxhoranca votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Xhaçkës. Parlamenti çon në burg një deputet me mandat, nuk mbledh Këshillin e Mandateve.

Me dhunuesit e Kushtetueses nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi ndaj nesh ishte politik. Ne nuk mund të akuzohemi si turmë. Edi Paloka nuk ka qenë fare në asnjë veprim të paligjshëm, thjesht ka lëvizur karrigen. Ne sot thjesht donim të futeshim në parlament.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb