Gazetari Arbër Hitaj dhe deputetja e PD-së Ina Zhupa kanë zhvilluar një debat në emisionin Open në News 24 në lidhje me përplasjet e sotme në parlament.

Hitaj tha se nuk është me një opozitë, që gjuan me grushte. Ndërsa Zhupa u shpreh se dhuna e pushtetit do një përgjigje me forcë.

Arbër Hitaj:  Protesta është një gjë e drejtë që mund ta bëjë opozita ose organizata të tjera joqeveritare. Por të shtysh tjetrin është e papranueshme. Jam me gazetarët sepse janë paqësore. Noka atje në pamje nuk është paqësor. Flamur Noka nuk është fare i qetë. Dhuna nuk është zgjidhje.

Ina Zhupa: Flamur Noka thjesht qëndronte. Çfarë duhet të bëjë opozita, kur rregullorja griset dhe kur çohet në burg një deputet, që nuk ka bërë korrupsion? Situata është e rëndë e s’mund të ketë normalitet. Dhunës së pushtetit do i përgjigjesh me forcë.

Arbër Hitaj: Kjo nuk është protestë për Kushtetutën. Është protestë për të ngritur moralin e militantëve. Salianji është në burg për fabrikim faktesh. Një opozitë që gjuan me grushte nuk e mbroj dot. Dhunës së elefantit do i përgjigjesh me zgjuarsi e jo me forcë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb