Prej 1 tetorit, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës.
I ftuar në Vila24 moderuar nga Anila Çela, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko sqaroi për shikuesit e Neës24 se nuk kemi të bëjmë me rritje pensionesh por indeksim duke zbuluar dhe shtresat që përfitojnë nga kjo skemë.
“VKM-ja për të rritur pensionit, vendim që meqë çmimet e vitit që kaloi u rritën me 4.1 përqind, aq do të rritet edhe pensioni.
Nëse do kemi një VKM për rritjen e pensionet, kjo do të ishte e mirëpritur.
Në përgjithësi pensionet në vend janë të ulëta. Para viteve ’90 pensioni ishte 70 përqind e pagës që kishe para daljes në pension”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)