Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spitalin e Traumës Enea Themollari, fqinj i motrave Nikolli, ndaj të cilave u vendos tritol në muajin korrik.

Ngjarja e 14 Korrikut ku u vendos tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan ende nuk është zbardhur. News24 mëson se ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar motrat Nikolli si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Ngjarja nuk po hetohet as nga Prokuroria e Elbasanit dhe as nga Policia e Elbasanit pasi i ka kaluar për kompetencë SPAK-ut.

Policia ka kryer pas ngjarjes veprimet e para hetimore dhe të gjitha materialet dhe provat e administruara i janë kaluar Prokurorisë së Posaçme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb