Shqipëria do të vijojë misionin në Ligën e Kombeve, teksa duke nisur nga dita e djelë ekipi përfaqësues do të grumbullohet në Tiranë, për përgatitjen e dy sfidave të rradhës, atë ndaj Çekisë në Pragë në datë 11 Tetor si dhe në Gjeorgji në datë 14 Tetor.
Në konferencën për shtyp përpara gazetarëve, lidhur me ndeshjet e rradhës për Ligën e Kombeve si dhe për të folur mbi përzgjedhjen e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidat ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ishin tekniku i përfaqësueses tonë Sylvinho.
Mungesa e Manajt dhe përfshirja e Abrashit
Ne kemi 3 lojtarë të dëmtuar, një prej cilëve është Rey Manaj. Kam folur me të dhe nuk kam dashur ta rrezikoj. Medon Berisha me Leçen si dhe Keidi Bare janë gjithashtu të dëmtuar në aktiviizmet që kanë patur me klubet e tyre. Ende asnjë nga të tre nuk është riaftësuar. Pajaziti është një lojtar i ri, e kam ndjekur në Kroaci, po bën mirë dhe më pëqen shumë. Ai është rritur shumë si lojtar dhe mund të mbuloj disa role.
Abrashi ende mund të japë për kombëtaren. Në këtë periudhë te kjo kombëtare kanë ardhur shumë të rinj, por lojtarë si Gjimshit apo Abrashi falë eksperiencës i duhen ekipit, nëse do të kemi nevojë, unë do ta aktivizojë. Kam besim te Abrashi 100%.
Reparti ofensiv dhe alternativat
Tuci e kam kontaktuar në Pragë. Por si ai ka edhe shumë lojtarë të tjerë si Cuni apo Vrioni. Megjithatë kemi bërë zgjedhjet tona. Kemi Seferin Uzuni apo ndoshta edhe Muçin. Ne nuk mund të luajmë gjithmonë me një pykë në majë të sulmit. Shumë kombëtare nuk kanë fare një numër 9 në skuadër. Ndaj duhet të fillojmë të adaptoheni.
Lidhur me alternativat për Asanin, Laçi e ka zëvendësuar përshembull disa herë. Na mungon një mëngjërash është e vërtetë. Lojtarë si Zeka apo Spahiu mund të rikthehen të jenë pjesë e skuadrës.
Polemikat për Muçin
Për t’i dhënë mundësinë një lojtari, më duhet të lej jashtë lojtarë të tjerë. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh. Duhet të kemi durim. Lojtari ka shumë kualitet. Ai është shumë i fortë si lojtarë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ai ka bërë një ndryshim të madh, teksa shkoj tek Besiktas, ndaj nuk është e thjeshtë. E rëndësishme është edhe stërvitja jo vetëm ndeshja. Do të shohim edhe sfidat e fundjavës.
Eksperimentet me lojtarët e rinj dhe çfarë presim nga dy sfidat e rradhës.
Ne kemi 40-45 futbollistë që i monitorojmë. Së fundmi pamë Spahiun dhe Zekën, siç ju thashë ata janë në vëzhgimin tonë. Dy ndeshjet që kemi përpara janë shumë të forta. Çekia është një skuadër fizike, sulmojnë e mbrohen me shumë futbollistë. Duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse do të jetë shumë e fortë. Për Gjeorgjinë do të kemi kohë për të folur.
Organizimi i Evropianit nga Shqipëria dhe Serbia
Më intereson vetëm pjesa sportive. E ndjek ekipin U-21 me shumë interes për të parë zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Gjendja e Armando Brojës
Dëshira ime është që Broja të rikuperohet sa më parë e të rikthehet të luaj. Fillimisht me klubin e tij. Sa më shumë do të luaj atje, aq më mirë do të jetë edhe për ne. Kemi folu me klubin e Evertonit. Sipas tyre do të duhet edhe 5 javë për t’u rikuperuar plotësisht.
Situata e Gjimshitit pas dëmtimit
Gjimshiti është mirë. Kemi folur me mjekët e Atalantës po ashtu edhe me lojtarin. Ai është kapiteni ynë. Të mendosh që nuk ishte në Euro 2016 dhe sot ai është kapiten dhe lider. Jeta është shumë e bukur. Të shohim nëse do të luaj nesër me Atalantësn sfidën e nesërme. Nëse do të jetë gati do të luaj ehde me ne patjetër. Në të kundërt do të bëjmë vlerësimet tona.
Reparti i mbrojtjes përfshirja e Hadroj
Hysaj ka luajtur shumë ndeshje edhe në krahun e majtë, njësoj si Balliu tek Rayo Vallecano. Ndaj ehde në krahun e majtë kemi alternativa në rast mungese të Mitaj. Ai është lojtari i vetëm mëngjërash. Megjithatë mendoj se Hysaj, Balliu apo edhe Hadroj mund të luajnë në krahun e majtë. Hadroj po stërvitet si mbrojtës i majtë tek ne.
(BalkanWeb)