Disa minuta reshje shiu kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës. Situata, e cila përsëritet çdo vit, vazhdon të mbetet pa një zgjidhje konkrete.

Bllokimi i hyrjeve të pallateve ka krijuar vështirësi për banorët, duke e bërë të pamundur qarkullimin e tyre në këto kushte.

Sipas Bashkisë Lezhë, pritet që brenda këtij viti të nisë investimi për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza, një projekt që synon t’i japë një zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të vjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: