Dy ditë më parë Kuvendi njoftoi vakancën në KQZ në lidhje me mandatin e Ervin Salinjit, pas dënimit të tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të martën pritet mbledhje për kalimin e mandatit të Salianjit.

Mandati i kalon kandidatit pasues në listën shumëemërore, të dorëzuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e kaluara.

Në bazë të listës, mandati pritet t’i kalojë Andrea Manos, i cili duhet të dorëzojë në KQZ formularin e vetëdeklarimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb