Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u bëri thirrje të gjithë anëtarëve për “distancim nga veprimet që do të minojnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesja e përhershme e Zvicrës në OKB, Pascale Baeriswyl dha deklaratë në emër të 15 anëtarëve pas sesionit me dyer të mbyllura të KS-OKB-së.

Deklarata e Baeriswyl erdhi pasi Izraeli e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres “persona non grata”, megjithëse ajo nuk e përmendi Izraelin.

Duke thënë se anëtarët e KS-OKB-së e mbështesin plotësisht Guterresin dhe rolin e madh që ai luan në OKB, Baeriswyl tërhoqi vëmendjen për rëndësinë që të gjithë anëtarët të mbajnë marrëdhënie efikase dhe efektive me Sekretarin e Përgjithshëm.

“Të gjithë anëtarët duhet të distancohen nga veprimet që do të minojnë rolin e Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Baeriswyl.

Izraeli e shpalli Guterresin “persona non grata”

Qeveria izraelite njoftoi se ka shpallur “persona non grata” dhe i ka ndaluar hyrjen në vend Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres i cili ka bërë thirrje për ulje urgjente të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ishte pretenduar se Guterres në deklaratën më 1 tetor, nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara ndaj Izraelit dhe nuk “dënoi drejtpërdrejt” sulmin e Teheranit.

Guterres në deklaratën që dha pas sulmit raketor të Iranit bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm duke “dënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”.

Pas këtij vendimi të Izraelit, vendet anëtare të KS-OKB-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell thanë se mbështesin Guterresin.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield në fjalimin e saj në OKB tërhoqi vëmendjen se ajo nuk e përmendi Sekretarin e Përgjithshëm. “SHBA-ja i jep mbështetje të plotë Izraelit”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb