Xhovana Nikolli ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Enea Thomaraj, i cili prej tre muajsh po luftonte me vdekjen pas plagosjes në atentatin ndaj motrave Nikolli në Elbasan në muajin korrik.
Në një postim Instagram, Xhovana i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Iu prehtë shpirti në paqe”, shkruan ajo.
29-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.