Kreu demokrat Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetari i News24, Osman Stafa, nëse mund të ekzaltohej dhe t’I bashkohej protestës së 7 tetorit të thirrur nga Partia Demokratike, referuar faktit se ishte në arrest shtëpie.
Berisha tha se shpirti im, zemra ime, mendja ime, është me çdo protestues në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.
“Të krahasosh fiziken me shpirtëroren, me zemrën bien ë vulgaritet. Jam i pranishëm në krah të çdo protestuesi”, tha Berisha.
Duket se kreu demokrat do të vijojë të respektojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur ndaj tij nga GJKKO edhe në 7 tetor, ditën kur opozita ka thirrur një protestë mbarëkombëtare në Tiranë.