Kryeministri hungarez, Viktor Orban paralajmëroi të premten se Bashkimi Evropian po shkon drejt një “lufte të ftohtë ekonomike” me Kinën, ndërsa liderët e bllokut përgatiteshin për një votim në vendosjen e tarifave për importet e makinave elektrike të prodhuara nga Kina (EV).

Vendet anëtare të BE-së do të votojnë të premten nëse do të vendosin tarifa për pesë vjetët e ardhshme deri në 45% mbi importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, raporton Reuters.

Nën udhëheqjen e  Orbanit, Hungaria është bërë një partner i rëndësishëm tregtar dhe investimesh për Kinën, në kontrast me disa vende të tjera të BE-së që po mendojnë të bëhen më pak të varura nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

“Ajo që po na shtyjnë të bëjmë tani, ose ajo që BE-ja dëshiron të bëjë, është një luftë e  ftohtë ekonomike”, ka theksuar Orban për radion shtetërore në një intervistë, duke iu referuar tarifave të propozuara ndaj Kinës.

Disa të dhëna të  publikuara më herët  gjatë së premtes treguan se prodhimi industrial i Hungarisë ra me 9.5%, më keq se sa pritej në gusht, gjë që Budapesti tha se ishte për shkak të dobësisë së ekonomisë gjermane, destinacioni për rreth një të katërtën e eksporteve të Hungarisë.

Orban, i cili ka udhëhequr një përpjekje në Evropën Qendrore për të sjellë fabrikat kineze të prodhimit të automjeteve elektrike dhe baterive në Hungari, tha se vendi i tij pa dalje në det dëshiron të vazhdojë tregtinë me të dyja palët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: