Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Stokholm (Mbretëria e Suedisë). I shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Suedi znj. Albana Dautllari, z. Metani dhe delegacioni i ILD-së, zhvilluan takime në Parlament, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme të Suedisë, në të cilat u prezantua funksioni dhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe kontributi në forcimin e shtetit të së drejtës, si një element kyç për procesin e negocimit të Shqipërisë për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Interesimi mbi ecurinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe punës së institicioneve për konsolidimin e demokracisë ishte në qendër të takimit që z. Metani zhvilloi në komisionin për çështje të BE në parlament me kryetarin e komisionit z. Erik Ottoson dhe më tej me dy deputetë shqiptare me origjinë nga Kosova, znj. Aida Birinxhiku dhe z. Arbër Gashi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Metani iu përgjigj interesit të bashkëbiseduesve edhe për cështje të pavarësisë së institucioneve dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

Në Ministrinë e Jashtme, në takimin me drejtuesen e departamentit për Evropën znj.Cecilia Ruhström-Ruin dhe drejtorin për Evropën Juglindore dhe zgjerimin e BE, z. Björn Linderfalk, u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, me vëmendje rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në sistem.

Çështje të standardeve të punës së magjistratëve, besimit publik tek sistemi i drejtësisë dhe shkëmbimi i eksperiencave, u diskutuan në takimin që delegacioni pati në ministrinë e drejtësisë, me drejtoren e përgjithshme të marrëdhënieve me jashtë Dr. Anna-Carin Svensson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb