Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur Niko Peleshit, pas deklaratave të tij, për protestën e paralajmëruar të opozitës më 7 tetor që u thirr pas arrestimit dhe Ervin Salianjit.

Teksa Peleshi tha se reforma në drejtësi u miratua me 140 vota dhe duartrokitje, ndërsa tani nuk pranohen vendimet e gjykatës Gazment Bardhi deklaron se Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

Sipas tij, nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.

Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb