Dinamo ka kryer dje seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Laçin, që luhet sot në mbrëmje (ora 19:00) në stadiumin “Elbasan Arena”. Mungon mbrojtësi Rustem Hoxha për shkak të dëmtimit të pësuar në fundin e ndeshjes kundër Vllaznisë.

Vendin e tij duket se do ta marrë kapiteni Bruno Dita, i cili rikthehet pas mungesës ndaj shkodranëve po për shkak dëmtimi. Trajneri Ilir Daja, me sa duket, kërkon garanci për një ndeshje ku duhen marrë pikët maksimale, kështu që debutimi i Rufatit ose Miços, dy qendërmbrojtësve të tjerë, do të shtyhet për një moment tjetër.

Pjesa tjetër e formacionit me shumë mundësi do të jetë e njëjtë me ndeshjen e fundit, ndoshta me ndonjë ndryshim të vogël. Toli mund ta nisë sërish nga minuta e parë, bashkë me Gudiabin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: