Në Norvegji, vendi evropian i pasur me naftë dhe gaz natyror, numri i automjeteve elektrike e tejkaloi atë të automjeteve me benzinë, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të shpërndara të Këshillit norvegjez të Informacionit për Trafikun Rrugor, nga 2.8 milionë automjete pasagjerësh të regjistruara në vend 754.303 janë elektrike ndërsa 753.905 janë me benzinë.
Norvegjia është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror në Evropë, me një prodhim ditor të naftës prej 4 milionë fuçi.
Përderisa vendi synon të jetë neutral ndaj karbonit në vitin 2030, investimet në këtë fushë pritet të mbeten në nivel të fortë në 2025, ku këtë vit janë realizuar një nivel rekord i investimeve në naftë dhe gaz natyror.
Megjithatë, interesimi ndaj makinave elektrike në Norvegji është në një nivel mjaft të lartë. Gjithashtu, parashikohet se në rrugët e Norvegjisë deri në vitin 2030 do të ketë 3.1 milionë automjete elektrike.
Norvegjia ofron lehtësime në tatime në blerjet e automjeteve elektrike
Përderisa Norvegjia ofron lehtësime në tatime në blerjet e automjeteve elektrike, personat që posedojnë automjete elektrike në shumë lokacione mund të gjejnë mundësinë e karikimit të makinave të tyre pa pagesë.
Dhjetë nga 9 automjete në vend janë elektrike ndërsa përdorimi i automjeteve elektrike inkurajohet në çdo fushë.
Modelet e karburantit të automjeteve dhe numri i automjeteve janë si në vijim:
Modeli i karburantit | Numri i makinave |
Dizel | 999.715 |
Me elektrikë | 754.303 |
Benzinë | 753.905 |
Benzinë Plug in Hibrid | 198.707 |
Benzinë Hibrid | 155.307 |
Dizel Plug in Hibrid | 9.478 |
Dizel Hibrid | 896 |
Gaz | 173 |
Hidrogjen | 167 |
Gjithsej | 2.872.652 |