Inter i rikthehet lojtarëve titullarë. Pas mini rrotacionit që Inzaghi kreu në sfidën e së martës në mbrëmje, ndaj Crvena Zvezdës, të shtunën në mbrëmje ndaj Torinos, trajneri Inzaghi do të rikthejë titullarët nga minuta e parë.
Kështu në sulm rikthehet dyshja Thu-La, me Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez që do të jenë në vijën e pare të sulmit. Në mbrojtje rikthet Acerbi nga minuta e pare, I cili së bashku me Pavard dhe Bastonin do të përbëjnë repartin ofensiv.
Ndryshime do të ketë edhe në krahët e mesit të fushës, teksa Dimarco dhe Darmian do të luajnë nga minuta e pare, pasi pushuan ndaj serbëve në mesjavë.