KLGJ refuzon pjesëmarrjen në Komisionin Xhafaj.

KLGJ me anë të një deklarate është shprehur se janë të gatshëm për bashkëpunim, por jo për pjesëmarrje. “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me këtë Komision, por jo për pjesëmarrje”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kështu, Këshilli i Lartë Gjyqësor i bashkohet institucioneve të tjera të pavarura të drejtësisë për të mos dërguar përfaqësues në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.  Por nga KLGj kanë thënë se janë të gatshëm për opinione.

Ndërsa, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rënë dakord për të dërguar dy përfaqësues në Komisionin Xhafaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb