Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se dy autorët e grabitjes i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash taksistit, i cili paratë i ka marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.

Taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Dy autorët kanë thyer xhamin mbrapa taksisë, kanë marrë një qese ku taksisti kishte paratë dhe janë larguar. Taksisti ka qenë në makinë, por autorët kanë përfituar për shkak të trafikut dhe shpejtësisë së ulët. Ngjarja ka ndodhur tek Libri Universitar. Dy autorët kanë qenë me motor. Ngjarja dyshohet se është e paramenduar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: