Sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi, duke iu referuar protestës së opozitës në Parlament gjatë dy seancave të fundit, tha se “ajo është e paprecedentë”. Duke iu referuar protestës së 7 tetorit, Peleshi shtoi se opozita ka votuar Reformën në Drejtësi dhe tani kundërshton vendimet e saj, lidhur me dënimin me 1 burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Në lidhje me këtë deklaratë të socialistit, Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit. Ligjvënësi demokrat shprehet se PD po reagon ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe prodhimi politik i gjykatave.
Duke iu përgjigjur Peleshit, Salianji thekson se ish-ministri i Bujqësisë është përfitues nga drejtësia pasi ka qenë në hetim për helmimin e qytetarëve me kimikate apo dhe për korrupsion, i dalë në përgjime, gjatë kohës që drejtone Bashkinë e Korçës.
“Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?
Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?! Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat”, deklaron deputeti demokrat.
Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit:
Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!
Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.
Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.
Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!
I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!
Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.
Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!
Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?
Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?
Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!
Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.
E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke i dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.
E vërteta vonon por nuk harron!
(BalkanWeb)