Vlora është përballur sot me reshje të fuqishme shiu, teksa raportohet se situate në qytetin bregdetar paraqitet e vështirë.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga Enrik Mehmeti, shfaqet se si uji ka vërshuar në rrugët e qytetit dhe ka arritur të depërtojë brenda bizneseve dhe shtëpive.
Përveç tyre edhe rrugët kryesore janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar kështu qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve.