“Unlock Horizons” u quajt eventi që afroi mbi 100 të ftuar, mes tyre personalitete të shquara, influencer, miq dhe klientë të dy markave prestigjioze, të cilët ju shkeputën zhurmës së përditshme të Tiranës, për të përjetuar një natë të paharrueshme në panoramën mahnitëse të perëndimit në bregdetin e Sarandës.

Pyetja se çfarë i bëri bashkë këto dy marka është e qartë, – të dyja mishërojnë standardet dhe cilësinë e lartë gjermane, duke sjellë në treg përvojën dhe përkushtimin e tyre ndaj përsosmërisë.

Në zemër të këtij eventi, ishte prezantimi ekskluziv i modelit më të ri elektrik të Audi Q6 e-tron, një vepër e vërtetë arti teknologjik, që shënjon një epokë të re mundësuar nga Porsche dhe Audi Albania. Me një dizajn futuristik dhe performancë të jashtëzakonshme, ky model elektrik ofron një autonomi mbresëlënëse prej 641 kilometrash në një karikim të vetëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një mjet që jo vetëm sfidon normat tradicionale, por projekton të ardhmen me teknologjinë dhe platformën e tij premium. “Gjithmonë kemi synuar të sjellim më të mirën e teknologjisë dhe inovacionit në tregun shqiptar, dhe ky model është dëshmia e radhës për përkushtimin tonë,” theksoi Z.Gentian Bushati, Menaxheri i Përgjithshëm i Porsche Albania, në fjalën e tij të prezantimit.

Në një atmosferë elektrizuese, NS Store solli frymën e re të modës urbane me një sfilatë unike të koleksionit më të ri nga marka prestigjioze “HUGO”. Znj.Elisavet Cobani, sipërmarrësja dhe themeluesja e NS Store në Sarandë, u shpreh e lumtur për përfaqësimin zyrtar të markës “HUGO” në NS Store si dhe për bashkëpunimin me Porsche Albania.
Një festë e vërtetë e risive, kreativitetit dhe teknologjisë nga Audi Albania dhe NS Store që do të vazhdojnë të shfaqin vizionin dhe pasionin për suksese të mëtejshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: