Pogradeci në errësirë. Burime paraprake bëjnë të ditur se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit. Grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë.
Shkak mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë. Pogradeci dhe disa fshatra momentalisht janë pa energji elektrike.
(Balkanweb)