Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka reaguar për reshjet e dendura të shiut në qytetin bregdetar. Ai tha se situata në qytet është alarmante.

Dredha tha se janë evakuuar 30 familje dhe se janë vënë në dispozicion konviktet e shkollave mjekësore, për personat që kanë nevojë.  Po ashtu, kreu i Bashkisë Vlorë ka publikuar edhe numrat e emergjencës për qytetarët.

Postimi i kreut të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha:

Situata vijon të jetë kritike !  Bëni kujdes me lëvizjet, kontaktoni në numrat e emergjencave të cilat të janë të publikuara në faqet  zyrtare të bashkisë Vlorë.

📌 Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut 🌧️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:

EMERGJENCAT: 📞 128

Policia bashkiake: 033 404 404

Policia e shtetit 129

Ambulanca:127

FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
FACEBOOK: Bashkia Vlorë
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb