Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Gjanica në Fier. Por jo vetëm kaq. Rritja e nivelit të lumit është shoqëruar edhe me një erë të rëndë.
BalkanWeb mëson se çdo herë që ka reshje me intensitet të lartë, disa kompani nafte shfrytëzojnë këtë moment për të derdhur hidrokarbure në lumin që kalon përmes qytetit. Ndotja e Gjanicës me mbetjet e naftës shkakton për rrjedhojë edhe erën e rëndë e cila ndjehet përgjatë zonës që përshkon rrjedha e lumit.
Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa edhe në qytetin e Fierit pati problematika jo të pakta.
(BalkanWeb)