Analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se burgosja e Ervin Salianjit ishte një katalizator për të ndezur aksionin opozitar.

Nesturi tha se Sali Berisha e ka kërkuar prej kohësh këtë aksion, ndërsa shtoi se nuk motivohet elektorati duke djegur karriget. Sipas Nesturit, opozitës nuk i duhet një vizion sot për nesër, por një strategji e mirfilltë politike.

Plator Nesturi: Çështja nuk shtrohet sepse ndodhi një gjykim i Salianjit që çoi atë në burg dhe u ndez situata. Ne kemi deklaratat e liderit të opozitës që prej muaj thotë sulm. Pra kjo është diçka e kërkuar. Çështja Salianji u kërkua që të përdorej si katalizator, për ti dhënë një kapsollë më shume aksionit të opozitës.

Unë nuk jam kundër aksionit politik të opozitës. Çështja në fund është se me çfarë kuotash del në zgjedhje. Opozita po bën të njëjtën gjë që ka bërë prej kohësh. Thjesht duke djegur, vështirë të karikosh elektoratin tënd për zgjedhje.

Karriget nuk u dogjën për qytetarët. Nuk bindet qytetari duke djegur karriget. Opozitës nuk i duhet lëvizja thjesht për të pasur lëvizje, opozitës i duhet strategji. Unë shikoj aksione ‘sot për sot’ dhe për sa kohë aksioni është sot për sot dhe s’ka strategji, nuk shoh forcë motivimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb