Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se “revolucioni i opozitës ka nisur me buton”.

Vangjeli theksoi se opozita është radikalizuar disa herë, por se është mundur në çdo herë. Sipas tij, PD po blindon një elektorat, që sa vjen dhe ngushtohet.

Lorenc Vangjeli: Edhe më herët “u shpall lufta” nga opozita dhe sërish u vendos paqja. Revolucioni nisi me buton. Ndërkohë “e liga”, qeveria e sotme vazhdonte të ekzistonte. Çfarë ishte kjo hipokrizi? Kjo është një tjetër strategji e gabuar.

Opozita është radikalizuar disa herë dhe është mundur. Nga kjo histori fiton Edi Rama. PD thjesht fton militantët. PD po blindon një ngastër të vogël elektorale, që do ta lërë sërish në opozitë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb