Pas një dite të gjatë reshjesh që sollën përmbytje dhe shqetësime për qytetarët, Vlora ka përjetuar një natë të qetë, por pasojat e motit të keq vazhdojnë të ndihen. Teksa reshjet e rënduara janë larguar, shumë zona të qytetit përballen ende me probleme, përfshirë mungesën e energjisë elektrike dhe baltën e ujin që kanë mbuluar rrugët.

Ditën e djeshme situata është raportuar veçanërisht e rënduar në disa zona, ku uji ka depërtuar në shtëpi e biznese dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për më tepër, shumë qytetarë kanë njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike, duke i vështirësuar akoma më shumë përpjekjet për rikuperim.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për lëndime të rënda, por situata mbetet e ndërlikuar. Në përpjekje për të adresuar emergjencat, ekipet e shpëtimit dhe të ndihmës së shpejtë janë vënë në dispozicion, me ministrinë e Mbrojtjes që njoftoi dje se mobilizoi Forcat e Armatosura dhe Mbrojtjen Civile për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb