Një incident alarmant ndodhi mbrëmjen e djeshme në një azil për të moshuar në rrugën “Ali Visha”, ku një zjarr shpërtheu dhe la disa të moshuar të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” reaguan menjëherë, duke shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit.

Policia mori njoftimin rreth orës 00:15 dhe, duke bashkëpunuar me shërbimin zjarrfikës, arriti të evakuojë të moshuarit nga ambiente të azilit dhe të fikë zjarrin. Si pasojë e situatës, katër të moshuar u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet fillestare sugjerojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht, megjithatë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme hetimore po vazhdojnë. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë përkatëse për një shqyrtim më të thelluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb