Katër ton kokainë u kapën në Ishujt Kanarie, në një anije mallrash dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit, shumica prej tyre shtetas turq, u ndaluan, njoftuan dje të premten autoritetet spanjolle.

Anija, nën flamurin e Tanzanisë, u kap 300 kilometra nga Lanzarote, një nga ishujt Kanarie – arkipelag ndodhet në brigjet veriperëndimore të Afrikës – sipas një deklarate të përbashkët nga xhandarmëria, policia dhe autoritetet tatimore.

Anija 70 metra u vendos të inspektohej sepse ndoqi një “rrugë të çuditshme”, nga Turqia në Afrikën Perëndimore, përpara se të merrte rrugën për në Gadishullin Iberik, pa ngarkim ose shkarkim zyrtar, shpjegohet në deklaratë.

Ajo u kontrollua në kuadër të një operacioni të përbashkët nga autoritetet doganore franceze dhe spanjolle, të cilat mobilizuan dy mjete lundruese. “Sipas vlerësimeve të para, anija mbante 4000 kilogramë kokainë”, thanë autoritetet spanjolle.

Mallrat ishin “në një ndarje midis kabinave të ngarkesave”, një pikë “jashtëzakonisht e paarritshme”, shpjeguan ata.

Nga dhjetë anëtarët e ekuipazhit të arrestuar, përfshirë kapitenin, pesë kanë nënshtetësi turke, dy azerbajxhanas dhe një holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb