Ekipet e shpëtimit gërmuan nëpër rrënoja në fshatin Donja Jablanica të shtunën në mëngjes në kërkim të njerëzve që u zhdukën në përmbytjet më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite, që goditën vendin ballkanik të premten.

Zyrtari i qeverisë kantonale, Darko Juka, u tha gazetarëve të shtunën se pas përpilimit të të gjitha të dhënave, qeveria arriti në përfundimin se 13 persona kishin vdekur në zonën e Jablanicas, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Më herët të shtunën “N1 TV” kishte raportuar se 21 persona humbën jetën dhe dhjetëra ishin të zhdukur.

“Ka disa fshatra në zonë që ende nuk mund të arrihen, dhe ne nuk e dimë se çfarë do të gjejmë atje”,  tha një zëdhënës i Shërbimit të Shpëtimit Malor, ekipet e të cilit janë përfshirë në kërkim.

Shiu i dendur gjatë natës ndërpreu kërkimin, raportuan mediat boshnjake, por sapo reshjet ndaluan kërkimet vazhduan. Në Donja Jablanica shumë shtëpi ishin ende nën rrënoja.

Nezima Begovic, 62 vjeç, ishte me fat. Shtëpia e saj është dëmtuar, por ajo ka dalë shëndosh e mirë.

“Dëgjova njerëzit duke bërtitur, pastaj gjithçka u qetësua. Thash me vete se vdiqën të gjithë”, thotë ajo për Reuters.

Federata e Futbollit të Bosnjës (NFSBIH) ka shtyrë të gjitha ndeshjet për shkak të përmbytjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: