Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë më 5 tetor se nuk do të lënë pozicionet e tyre në jug, pavarësisht se tha se Izraeli ka kërkuar që ata të “zhvendosen”.
“Më 30 shtator, ushtria izraelite ka njoftuar forcat paqeruajtëse për qëllimin e saj për të ndërmarrë një inkursion të kufizuar tokësor në Liban, Ata na kanë kërkuar që ne të zhvendosemi nga disa pozicione”, tha Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban.
“Paqëruejtësit vazhdojnë të jenë në të gjitha pozicionet dhe flamuri i OKB-së vazhdon të valojë. Ne rregullisht ndryshojmë pozicionin tonë dhe veprimet tona dhe kemi plane të gatshme, të cilat mund të zbatohen nëse është e nevojshme”, u tha në njoftim.
Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që nga 23 shtatori, duke vrarë më shumë se 1.110 persona dhe duke detyruar qindra mijëra që të largohen nga shtëpitë e tyre.