Kjo fundjavë nuk ishte pozitive për Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Bodrumspor luajti ndaj Kasimpas-s, në kampionatin turk.
Seferi u “zverdh” në minutën e 22-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, arbitri i tregoi 27-vjeçarit kartonin e dytë të verdhë.
Kujtojmë që Seferi është grumbullua r nga kombëtarja, për ndeshjet e Nations League, ato ndaj Çekisë dhe Gjerogjisë, përkatësisht me 11 tetor dhe 14 tetor.
(J.S/BalkanWeb)