Hezbollahu e ka humbur kontaktin me pasardhësin e mundshëm të liderit që u vra, Hassan Nasrallah, ka thënë një burim i sigurisë në Liban.
Grupi nuk ka dëgjuar nga Hashem Safieddine që kur Izraeli e shënjestroi në një sulm në Bejrut të premten, i ka thënë CNN-it burimi.
Safieddine ka shërbyer si kryesues i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut dhe është parë si një prej liderëve me më shumë gjatë për ta udhëhequr grupin.
Zyrtarët izraelitë i kanë thënë “New York Times” të premten se Safieddine po merrte pjesë në një takim të liderëve të lartë të Hezbollahut në një bunker nën Dahieh – lagjja ku Nasrallahu u vra në një sulm të ngjashëm një javë më parë.