Shkalla e shkatërrimit e shkaktuar nga vërshimet në Jabllanicë dhe Konjic të Bosnjës është e madhe dhe një ditë pas përmbytjeve këto zona duken të panjohura.

Pamjen në fshatin Donja Jabllanica e kanë përshkruar të paimagjinueshme gazetarët e medias boshnjake “Klix” që kanë qëndruar atje të shtunën. Ata thonë se do të duhen muaj që fshati të pastrohet nga dëmet që ka lënë përmbytja.

Në hyrje të fshatit, veturat janë të kthyera përmbys, të fundosura apo të shkatërruara, ashtu si edhe shtëpinë, disa prej të cilave janë ndarë në dysh apo janë fundosur nga rrëshqitja e dheut.

Dëmet materiale do të riparohen disi, por e pakthyeshme është jeta e njerëzve, dhe të paktën 16 janë raportuar se kanë vdekur nga këto përmbytje në Jabllanicë. Kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë ende. Rrugët po ashtu janë bërë të pakalueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: