Presidenti Joe Biden deklaroi të premten se nuk është i sigurt nëse Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po e vonon qëllimisht një marrëveshje paqeje me qëlllimin për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale amerikane. Biden theksoi se administrata e tij ka mbështetur më shumë Izraelin sesa çdo qeveri tjetër dhe shtoi se Netanyahu duhet ta ketë parasysh këtë.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë. Bibi (Benjamin Netanyahu) duhet ta ketë parasysh këtë gjë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Presidenti Biden.

Komentet vijnë pas shqetësimeve të shprehura nga Senatori demokrat Chris Murphy, i cili mendon se Netanyahu po tregon pak interes për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, pjesërisht për shkak të politikës amerikane. Biden ka kërkuar për një kohë të gjatë një marrëveshje armëpushimi, por ajo ende nuk është arritur, ndërsa tensionet në rajon po rriten me përparimin e Izraelit në Gazë dhe Liban.

Izraeli gjithashtu po përgatitet për një reagim ndaj një sulmi iranian, por Biden nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje. Pavarësisht tensioneve, ai shprehu shpresën për shmangien e një konflikti të gjerë në Lindjen e Mesme dhe rriti praninë ushtarake amerikane për të mbrojtur Izraelin​

Rritja e tensioneve dhe frontit të luftës në Lindjen e Mesme, mendohet sipas ekspertëve se favorizon fushatën e Trump duke dëmtuar reputacionin e presidentit Biden dhe kandidates demokrate Kamala Harris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb