Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar pamje ku tregohet një tank rus i shkatërruar nga një dron.

Klipi prej 26 sekondash, që i atribuohet Brigadës së 30-të të Mekanizuar të Ukrainës, u shpërnda në X, dikur Twitter, nga Kievi.

Gjatë javëve të fundit janë shfaqur një sërë videosh që tregojnë “dronët e dragoit” ukrainas duke hedhur ngarkesa termite në pozicionet ruse.

Termiti, një përzierje e aluminit dhe ndryshkut, digjet në mbi 4000 gradë Fahrenheit sipas Channel Science, duke e bërë atë dy herë më të nxehtë se lava e shkrirë.

Në videon e publikuar shfaqet një tank rus duke lëvizur dhe më pas një shpërthim. Një dron më pas i afrohet automjetit nga lart dhe lëshon termitin e shkrirë, duke bërë që ai të marrë flakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb