Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 7 tetorit.

Bardhi deklaron se si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për t’i treguar Edi Ramës se boll është boll.

Sipas tij, shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!
Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për t’i bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar t’i nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

Bardhi Fb
Bardhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: