Rubrika satirike “Ups” e emisionit “Kjo Javë” në News24 vjen këtë herë me episodet më interesante nga aktiviteti politik i ditëve të fundit. Djegia e karrigeve të hënën e kaluar nga opozita, kaosi brenda sallës së Kuvendit, “përplasjet” e deputetëve të PD me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe “kunji” i kësaj të fundit për Flamur Nokën, u pasua me një tjetër situatë tensioni të enjten ku sërish nuk mungoi zjarri. Këtë herë, opozita dogji 4 manekinë në shenjë proteste, ndërsa përreth Parlamentit u shënuan jo pak tensione. Në morinë e gjithë kësaj situate të ndezur nuk mungon as ish-kryeministri Sali Berisha dhe “meraku” i tij për ata që i quan “papagaj”.
(BalkanWeb)