Dani Carvajal, mbrojtësi i Realit, ka reaguar në rrjetet sociale, pas dëmtimit që pësoi në kampionat.

“Konfirmohet një dëmtim i rëndë në ligamentin kruciat, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres të shërohem dhe për t’u kthyer si një bishë.

Ju faleminderit shumë për mesazhet tuaja” – tha ai.

Pas këtij dëmtimi të rëndë që sjell mbylljen e parakohshme të sezonit për futbollistin, madrilenët duhet të gjejën alternativa të tjera në prapavijë. Carvajal, ka luajtur këtë sezon, 8 ndeshje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb